Një person ka vdekur si pasoj e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në Volljakë të Klinës.
Zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi për Arbresh.info ka thënë se fillimisht në Qendrën Mjekësore Familjare është paraqitur një i lënduar duke kërkuar ndihmë mjekësore, ku i njëjti ka bërë të ditur se ka qenë i përfshirë në një aksident.
Në vendin e aksidentit është konstatuar vdekja e një personi të gjetur në veturë.
“Një i lënduar është paraqitur në QMF në Volljagë të Klinës mëngjesin e sotëm. Mjeku kujdestar ka njoftuar policinë se personi i lënduar ka raportuar se ka qenë i përfshirë në një aksident. Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe mjeku kujdestar, ku i njëjti ka konstatuar vdekjen e një personi të gjetur në veturë. I lënduari pas trajtimit në Emergjencën e Pejës, është liruar për në shtëpi”, tha Gashi.
Sipas mediave lokale të Klinës, raportohet se viktima është një 22-vjeçar./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident me fatalitet në Volljakë të Klinës, vdes një person
Derbi i Manchesterit/ Guardiola dhe Amorim përzgjedhin 11-sh...
Haradinaj në Kaçanik: Anëtarësimi direkt në NATO përmes Plan...
INSTAT: Një në gjashtë pensionistë në Shqipëri punojnë
Atletico Madridi fiton dhe ngritët në vendin e dytë
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve
Sara dhe Fitimi ngacmojnë njëri-tjetrin – Një moment plot të...