Google ADS

Vështirësitë shëndetësore post-Covid19

08:12 | 10 Korrik 2021
L G

L.H 58-vjeçare (emër i njohur për redaksinë), para gjashtë muajsh kishte rezultuar pozitive me sëmundjen COVID -19. Por, problemet shëndetësore iu paraqiten pas shërimit nga koronavirusi.

Ajo tregon se filloi të ndihej e lodhur, të kishte koll dhe vështirësi në frymëmarrje.

“Pas përfundimit të virusit më filluan problemet shëndetësore. Bëra analizat dhe e kuptova se më ka prekur shumë në mushkëri. Që disa muaj, jam tu marr barna të ndryshme”, tregon ajo.

Paraqitjen e rasteve me probleme shëndetësore pas COVID -19, e konfirmon edhe Flamur Marku, pulmulog në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ai thotë se ka rritje të kërkesave për trajtim nga pacientët, të cilët kanë qenë të hospitalizuar nga COVID-19.

“Kemi persona të atillë që janë duke u trajtuar në Klinikën e Pulmologjisë, dhe momentalisht i kemi të shtruar 30 pacientë në klinikën tonë, dhe 17 pacientë janë të shtrirë në Klinikën Infektive reparte që menaxhohen nga Klinika e Pulmologjisë. Disa prej tyre po trajtohen me oksigjeno-terapi, dhe me terapi shtesë për shkak të dëmtimit që ju ka bo gjatë COVID-it mbetën ndryshime në mushkëri, të cilat kanë një lehtësim më shumë për të shkaktuar infeksione bakteriale, dhe në bazë të analizave trajtohen edhe me antibiotik”, thotë ai.

Sipas tij, kohëzgjatja e shërimit të mushkërive tek pacientet nuk dihet saktë.

“Nuk ka mundësi te jetë e saktë kohëzgjatja varet nga dëmtimi. Kërkesa është e lart dhe për atë janë rritur edhe kapacitetet, por ditëve të fundit ka një qetësi por ka pas një interesim të madh që këto raste post-COVID me kërkuar hospitalizim”, thotë Marku për arbresh.info.

Aktualisht në vendin tonë, numri total i rasteve aktive me COVID-19 është rreth 150.

Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 206 mijë doza të vaksinës./A.Zeka./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme