Në hyrje të saj gjendet tabela ku tregon se për çka shërben. E më të hyrë në oborr, ballafaqohesh më realitetin.
Fytyra të çuditshme e sjelljet e tyre, të tregojnë se gjendesh në vendin kur emigrant të ndryshëm që kanë cak vendet e Bashkimit Evropian qëndrojnë për disa muaj këtu, raporton arbresh.info.
Gjuhet nga më të ndryshme e sjelljet nga më të veçanta janë vetëm disa nga pamjet e para.
“Është vendi ku qëndrojnë azil kërkuesit të cilët vinë në Kosovë. Në këtë vende ata qëndrojnë deri në nëntë muaj kur edhe vendoset fati i tyre. Shumica nga emigrantët janë sirian. E brenda kësaj hapësirë ende nuk është as një person i infektuar më COVID-19”.
Fitim Zariqi – Udhëheqës i qendrës për azil, në Magure
“Për momentin i kemi 75 persona. Kemi vendeve të ndryshme, Siri, Irak, Marok, kryesisht të vendeve të lindjes. Kemi diku 27 familje prej janarit. 1108 persona kanë kërkuar nga janari deri tash azil por shumica janë largu pasi Kosova ka qenë transit për të kaluar në vendet e Bashkimit Evropian. Sipas procedurës së azilit ata qëndrojnë nga tre deri në nëntë muaj pastaj vendoset për fatinë tyre. Qendra për azil përveç akomodimit ofron shërbime juridike dhe psikosociale, ushqim e kurs të gjuhës shqipe, e të kompjuterëve. Ju jepet edhe një social nga Ministria e Punës. Fëmijët këtu regjistrohen edhe në shkollë dhe psikologet që merren më ta”.
E nga ambienti i oborrit, rruga të dërgon në vendin ku sado pak këta persona pa identitet marrin njohuri dhe kryejnë kurse të kompjuterëve por edhe të anglishtes.
Në këtë hapësirë në kohën e pandemisë është kryer edhe mësimi online për fëmijët. Zariqi tregon se ata pak fëmijë që gjenden në këtë qendër vijojnë edhe shkollën në Magure.
“ Kjo është biblioteka ku shfrytëzohet edhe për lexim edhe për mbajtjen e gjuhës shqipe e kursin e kompjuterëve. Na i kemi regjistrua fëmijët edhe në shkollë këtu në fshatin Magure. Ne i dërgojmë dhe jemi munduar ti sistemojmë. Shumica prej tyre janë pa dokumente personale. Ka telashe më prind e tyre por më ndihmën e psikologëve ne i bindim që ata mi lejua fëmijët më shkua në shkollë”.
Duke pas parasysh se nga emigrantët shumica kanë edhe fëmijë të vegjël, një hapësirë e vogël është ndarë edhe për ta.
Brenda kësaj dhomë fëmijët, përmes lojërave e trajtimeve më sociologet mundohen të bëjnë një jetë normale në këto kushte të cilën mundet me ju kriju një shtëpi për emigrim.
Një ambient ndonëse me qëndrim kolektivë, emigrantët duket se mund të kenë një aromë të shtëpive.,
Për këtë Drejtori i qendrës, thotë se në kohë pandemie po mundohen që të paktën ushqimin ta marrin në dhomat e tyre kjo edhe për arsye të pandemisë.
“Këtu servohet ushqimi tri herë në ditë, por meqë jemi në kohë pandemie ne kemi nxjerr vendim dhe kemi lejuar që ushqimin ta marrin në dhomë”.
Në këtë qendër dhomat janë të ndara për persona të vetëm. Qendra brenda ka edhe apartamente për familjarë.
Por ndonëse janë të ndarë në dhoma, korridoret e tyre të kthejnë në realitet.
Dikush me qese në duar e ndonjë vetëm duke vëzhguar janë pamjet që ballafaqohesh në brendësin e objektit.
E ndonëse është nënë vëzhgim, problemet nuk mungojnë as në këtë qendër.
Emigrantët të cilët janë nga vendet e ndryshme, kanë probleme edhe më konsumimin e lëndëve narkotike.
E për ta ka trajtim të veçante thotë Zariqi.
“ Disa prej marokeneve dhe algjerianeve kanë rezultuar që janë përdorues të substancave narkotike dhe ne i kemi dërgua të psikologu dhe sociologu për trajtim. Shkaktojnë telashe por ne jemi duke u munduar ti menaxhojmë. Ka qe janë të ndarë nëpër dhoma të veçanta pasi dhomat i kemi për një person apo apartamente për familje por këta mundohemi ti ndajmë pak nga personat e tjerë. Është rrit numri i azilkërkuesve në Kosovë dhe qendra ka problem për hapsin.
Kjo qendër ka hapësirë për 100 azil kërkues.
Sipas rregullores hyrje daljet janë nga 7 mëngjes deri në ora 22 në mbrëmje”.
Objekti ku ata kalojnë muajt, duket se i plotëson kushtet për një qendër të azilit.
Në mënyre që sado pak ta harrojnë jetën e tyre, emigrantët në oborrin e qendrës kanë hapësira për të kaluar kohën e lirë, ani pse këta persona janë të lirë të lëvizin deri në ora 22:00 e mbrëmjes jashtë qëndresë./V.Selimi/arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...