Mos rihapja e teatrove ka lënë shumë aktorë pa punë e pa të ardhura.
E kjo po ua bënë edhe më të rëndë që t’i paguajnë detyrimet që i kanë ndaj shtetit.
Është aktorja Besnike Arifi e cila nga 12 marsi i këtij viti ka humbu dy vendet e saj të punës.
Ajo për arbresh.info ka rrëfyer luftën të cilën e kishte kaluar gjatë këtyre muajve me pandeminë.
Arifin tanimë rrethanat pandemike e kanë lënë pa asnjë zgjidhje. Punën në gastronomi që e kishte bërë për 17 vite dhe punën në teatër tashmë ajo i ka të humbura.
“Kam punuar që 17 vite si shankiste gjatë kohës edhe kur kam studiuar. Gastronomia dhe Teatri janë dy sektorë më të prekurat, e dimë krejt. Duhet me fillu edhe ne vet me u disiplinu, po jetojmë me virus, mirëpo mos me e ndal punën”, tha Arifi.
Ajo deklarohet se nuk i ka më borxh këtij shteti.
“Kam reaguar dhe nuk i jap përgjegjësi këtij shteti, por unë përderisa kam paguar tatim gjithë jetën edhe unë kam dëshirë diçka me më liru. Përkrahja morale është jashtëzakonisht e madhe, po edhe materiale. Po nuk është ajo çka unë po e kërkoj”, tha Arifi.
Artistja ka rrëfyer edhe punën që është munduar ta bëjë gjatë pandemisë, me një teatër minimalist e që nuk i kishte funksionuar.
“Unë jam tip që çdo here i gjej vetes punë, kam apliku, kam bërë video, kam thirre kolegë që me ba ndonjë projekt. Teatër minimalist, pasi nuk kisha edhe kushte e kam bërë si shfaqje për fëmijë, por nuk munda ta vazhdoj as atë, sepse duhet çdo gjë me e mbështetë materialisht, sepse përndryshe nuk mundesh me funksionu”, tha Arifi.
Ajo kishte qenë vazhdimisht në kërkim të punës, mirëpo pa sukses.
“Kam kërkuar punë edhe në gastronomi. Por as aty s’ka funksionu.”
Nëse banka apo KEDS i kërkojnë detyrim, Arifi thotë se nuk do të jep asnjë përgjegjësi.
“Nëse banka mu më dërgon te përmbaruesi unë nuk jap, përgjegjësi, as KEDS, vetëm kam dashtë me qenë si dëshmi që nëse KEK mu ma ndërprenë rrymën unë e lidhi apet”, tha Arifi.
Punën e fundit që ajo e kishte provuar para rreth një muaji, ishte të shes koktej frutash në rrugë, por që nuk kishte dal me sukses as nga kjo.
“E kam kriju një shank të vogël mobil, me pare të fundit kom ble tasa, kam ble fruta që më shit koktej në rrugë, mirëpo më janë prish frutat se nuk kishte shitje. Nuk ka as një muaj që ka ndodh kjo, dhe ka zgjat rreth një javë”, tha Arifi.
Megjithatë artistja kosovare nuk do të rri duarkryq, ajo për arbresh.info tha se ka edhe një ide të cilën do të provoj rreth aktrimit, mirëpo pa e zbuluar se çfarë.
“E kam një ide, për të cilën nuk po flas rreth profesionit të aktrimit edhe atë kam me e provua”, tha Arifi./E.Haxhiu/arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...