Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, ka thënë se Lista Serbe po tenton që përmes presioneve politike ndaj partnerëve të koalicionit t’i përmbushë synimet e veta.
Sipas tij, ky subjekt politik është shumë më i fuqishëm për shkak se fuqia politike i buron nga Kushtetuta e Kosovës e jo nga pesha e përfaqësimit.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Kryeziu ka shprehur skepticizëm se ndonjëra prej partive në opozitë do të mund të bëhej pjesë e koalicionit aktual qeverisës.
Ai ka thënë se secila parti do ta konsiderojë rrësk të madh dhe sanksionim nga votuesi nëse do të zgjidhte tani t’i bashkohej Qeverisë Haradinaj.
Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Kryeziu ka thënë se askush nuk ka arsye dhe legjitimitet ta shndërrojë këtë çështje në një betejë politike./Epoka e Re/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...