Veseli ardhjen e Gjuriqit pa leje në Kosovë e sheh si një provokim Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, më 26 mars kishte kaluar ilegalisht kufirin e Kosovës për të qëndruar më pas në veri të Mitrovicë ku mblodhi dhjetëra qytetarë serbë të Kosovës në një takim.
Nuk shkoi gjatë njësitet speciale të Policisë së Kosovë kanë intervenuar për ta penguar këtë takim, ku arrestuan Gjuriqin e më pas e deportuan për në Serbi.
Ardhjen e Gjuriqit pa leje në Kosovë, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli e sheh si një provokim të drejtpërdrejt, përmes të cili ai thotë se Gjuriq deshi të tregojë që bënë çfarë të dojë dhe se kinse janë zotët e Kosovë.
“Zot i Kosovës është vetëm populli i Kosovës. Ne nuk do të tolerojmë askënd që të cenojë as lirinë e as sovranitetin, as shtetin, as të ardhmen e fëmijëve tanë. Këtë duhet ta kuptojë secili që tenton ta dhunojë të drejtën tonë”, tha ai.
Veseli theksoi se nuk ishte dëshirë e institucioneve ta arrestojnë Gjuriqin. “Ai ka mundur të vijë në mënyrë njerëzore duke i respektuar procedurat, edhe nuk do të ishte arrestuar fare qysh ka ardh shpeshherë. Por në moment kur dëshiron me na poshtërua kjo është situatë tjetër në të cilin të imponon veprimin i cili ka ndodhur”, theksoi Veseli në emisionin Argument Plus.
Kryeparlamentari përgëzoi organet e rendit për aksionin e ndërmarrë.
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...