Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me ministrin e Financave, Bedri Hamza, ka vizituar sot Fabrikën “Bunjamini” në Mitrovicë, për të parë nga afër efektet e reformave fiskale për bizneset prodhuese kosovare.
Kryeparlamentari Veseli tha se nuk ka vend më të mirë se para kësaj fabrike, për të përcjellë mesazhin e politikave kombëtare për zhvillim ekonomik, i cili, sipas tij, arrihet vetëm nëpërmjet ndërmarrjeve të tilla.
“Njerëz si Afrimi do të kenë përkrahje dhe prioritet nga institucionet. Afrimi është një patriot i vërtetë, sepse mban 70 familje dhe nuk lejon të rinjtë që të braktisin vendin. Është obligim i yni që t’u shërbejmë taksapaguesve dhe njerëzve që punojnë”, theksoi Veseli.
Ai ftoi ndërmarrësit në diasporë që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, ngase, siç tha Veseli, Kosova është vend i sigurt, ku mund të investohet.
Ministri Bedri Hamza, nga ana e tij, theksoi se fabrika “Bunjamini” është njëra ndër kompanitë më të suksesshme në regjionin e Mitrovicës dhe më gjerë, e cila, sipas tij, përveç që ka të punësuar një numër të konsiderueshëm punëtorësh, ajo është edhe një ndër tatimpaguesit më të disiplinuar.
“Jemi këtu së bashku me kryetarin Veseli për të parë efektin e masave që kemi ndërmarrë, të cilat janë në favor të ndërmarrjeve prodhuese. Do të vazhdojmë t’iu lehtësojmë kushtet dhe të përmirësojmë klimën e të bërit biznes”, theksoi Hamza.
Pronari Afrim Shabani tha se në fabrikën e tij janë të punësuar 70 punëtorë, ndërsa u shpreh i kënaqur për ndihmën nga institucionet. Ai tha se nga vizita e fundit e ministrit Hamza në fabrikën e tij, ministria ka ndërmarrë një varg masash të cilat kanë lehtësuar shumë veprimtarinë prodhuese./arbresh.info
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...