Kryetari i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar disa fjalë pasi i është dhënë edhe lamtumira e fundit legjendës kosovare të futbollit, Fadil Vokrri.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka shkruar se Vokrri ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën dhe sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë.
Ai ka premtuar se do të vazhdohet ëndrra e tij, që t’u mundësohet të rinjve të Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i tij:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit ikonës së sportit tonë. Fadili ishte sinonim i lajmeve të mira për Kosovën, sinonim i gjërave të bukura të vendit tonë, sinonim i shpresave për një Kosovë që bën historinë në fushën e gjelbërt të sportit më të bukur në botë, futbollit. Para së gjithash, Fadil Vokrri ishte sinonim i njeriut të ndershëm të Kosovës, prandaj dhimbja është e madhe. Jo vetëm familja, por secili që ka pasur rastin ta njohë Fadilin, sot duhet të ndihet krenar se ka një rrëfim për këtë njeri të madh të Kosovës. Do ta vazhdojmë ëndrrën e tij, duke mundësuar që të rinjtë e Kosovës të luajnë në kampionatet e futbollit botëror, të shënojnë gola për ta nderuar vendin tonë dhe kujtimin heroit të futbollit tonë, Fadil Vokrrit. Lavdi.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...