Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar projektin më të madh energjetik që po zhvillohet në Bajgorë, ku do të prodhohen 105 megavat energji nga era.
“Kosova me projektet e energjisë shumë shpejt do të ketë pavarësi të plotë energjetike”- ka shkruar Veseli në Facebook.
“Objektivi kryesor i qeverisë së Kosovës dhe i gjithë klasës politike, nuk duhet të jetë konfliktualiteti apo emërimet politike nëpër borde siç po ndodh tani, por duhet të jetë tërheqja e investitorëve seriozë, për projekte shembullore që sjellin zhvillim e mirëqenie, sikurse Parku i Erës në Bajgorë”.
Postimi i plotë i Kadri Veselit:
Vizitova nga afër punimet që po bëhen për të ndërtuar Parkun e Erës në Bajgorë, prej kompanisë “SOWI Kosovo” e cila është një ndërmarrje e përbashkët kosovare, gjermane dhe izraelite. Bëhet fjalë për një projekt gjigand të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme, duke vendosur 27 turbina, që vihen në punë prej erës, me një total të kapacitetit të instaluar prej 105 megavatesh.
Ky është një investim strategjik që forcon pavarësinë energjetike të Kosovës dhe që, duke përdorur fjalën e fundit të shkencës, mundëson prodhimin e një sasie të konsiderueshme të energjisë elektrike pa cenuar mjedisin apo shëndetin e qytetarëve.
Realizimi i këtij projekti, do të kushtoj mbi 180 milionë euro, duke përbërë kështu një nga investimet e drejtpërdrejta të huaja më të rëndësishme në vend.
Çka e bën edhe më të vlefshëm këtë projekt, është fakti që ky projekt ka mundësuar modernizimin e infrastrukturës për komunitetin e zonës përreth dhe ka hapur vende të shumta të reja të punës për banorët Shalës së Bajgorës.
Një tjetër gjë që më gëzoi gjatë bisedës në kantier, ishte fakti që edhe operacionet më të vështira të realizimit të projektit ishin duke u bërë nga ekspertët kosovarë.
Objektivi kryesor i qeverisë së Kosovës dhe i gjithë klasës politike, nuk duhet të jetë konfliktualiteti apo emërimet politike nëpër borde siç po ndodh tani, por duhet të jetë tërheqja e investitorëve seriozë, për projekte shembullore që sjellin zhvillim e mirëqenie, sikurse Parku i Erës në Bajgorë.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1590235057818361
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...