Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka vizituar kullat e Junikut, në të cilat Hasan Prishtina organizoi 108 vjet Kuvendin e Junikut.
Veseli përmes një postimi në Facebook, tha se kjo trevë patriotike e ka treguar gjithmonë veten duke qëndruar gjithmonë në ballë të luftës për liri.
“Në këto kulla të Junikut, Hasan Prishtina, organizoi 108 vjet më parë Kuvendin e Junikut i cili duhet kujtuar me nderim si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar. Në atë Kuvend, morën pjesë mbi 250 delegatë nga vilajeti i Kosovës dhe nga viset tjera shqiptare. Vendimet e atij tubimi i dhanë një dinamikë të re kryengritjes së përgjithshme shqiptare kundër pushtuesve, duke i paraprirë shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912”, ka shkruar Veseli./arbresh.info
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...
Një person humb jetën pas shpërthimit të bombolës së gazit n...
Këto janë të gjitha çmimet që i ndau FFK-ja
SHBA thotë se shpërblimi për arrestimin e liderit të ri siri...
Aksident me vdekje në Durrës