Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka vizituar familjen e dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka në Ticë të Drenicës.
Veseli ka thënë se ata që kanë dhënë jetën për liri, sikurse vëllezërit Uka, përjetë do të kujtohen me nder e lavdi.
“Me rastin e Bajramit, vizitova familjen e dëshmorëve Ismet dhe Gani Uka në Ticë të Drenicës. Nënë Azizja lindi e rriti dy heronj, të cilët me sakrificën e tyre sublime, janë burim frymëzimi për të gjithë brezat e ardhshëm. Ata që kanë dhënë jetën për liri, sikurse vëllezërit Uka, përjetë do të kujtohen me nder e lavdi”, ka shkruar Veseli në Facebook.
“Në Ticë bëmë një ndalesë edhe tek ish-ndërtesa e Spitalit Ushtarak të UÇK-së. Me Sami Lushtakun dhe doktor Fadil Bekën kujtuam kohët e rënda të luftës si dhe fuqinë e madhe shpirtërore me të cilën populli ynë i përballi ato sfida. Po ashtu shkuam edhe në Polac ku vizituam bashkëluftëtarin tonë Naim Kerollin, të cilit i uruam shërim të shpejtë”, ka shkruar Veseli. /Telegrafi/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...