Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, priti sot në takim delegacionin e Partive Popullore Evropiane, kryesuar nga Andrey Kovatchev.
Në këtë takim, kryeparlamentari i informoi deputetët evropianë “për progresin e madh” që ka bërë Kosova në rrugën e reformave, me theks të veçantë në përmbushjen e gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.
Veseli tha se “tashmë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave”, ndërsa theksoi se “institucionet kosovare po vazhdojnë punën në reformën e agjendës evropiane e cila do të sigurojë forcimin e mëtejmë të sundimit të ligjit dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike”.
Deputetët e PE-së u interesuan për punën e Kuvendit të Kosovës dhe shprehën gatishmërinë e vazhdimit të bashkëpunimit.
Ata, siç bën me dije zyra për informim e Kuvendit të Kosovës, e njoftuan kryeparlamentarin Veseli se “gjatë verës institucionet përkatëse të BE-së do të japin sinjalet e qarta sa i përket procesit të liberalizmit të vizave”.
Pas Mbappes edhe Salah humb penalltinë
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 Nëntorin, Kurti: K...
Mbappe dështon të shënoj nga penalltia
Hoti: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e P...
Policia e Kosovës pranon donacion dy automjete nga Gjermania
Thyhet rezistenca e Real Madridit, shënon Mac Allister