Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli tha sot në Prizren se këto tri vitet e kaluara vendi ka pasur mungesë të zhvillimit ekonomik.
Veseli në një takim me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme të Prizrenit përmendi edhe bilancin tregtar e që sipas tij Kosova 90 përqind importon ndërsa vetëm 10 përqind ka eksport.
Duke folur për vendimin që ta votojnë mocionin e mosbesimit iniciuar nga partitë opozitare Veseli tha se kjo nuk ka qenë e lehtë por kanë vendosur që mandatin t’ia kthejnë qytetarit.
“Vendimmarrja nuk ka qenë e lehtë për të shkuar në zgjedhje, por disa nuk duhet ta kenë shpirtin e ngushtë të mendojnë vetëm për vete. Kur kemi shkuar në zgjedhje që kemi marr vendim kemi menduar çdo herë te qytetari që na ka votuar, që na ka sjellë në pushtet. Nëse ai na ka votuar, na ka veshur me petkun e pushtetit pse t’i frikësohemi edhe kthimit të mandatit tek ai”, tha Veseli.
Sipas tij është populli ai që vendos nëse do t’i përkrahin apo jo. Kryeparlamentari në largim tha se politika ka kuptim, vetëm nëse iu ndihmohet njerëzve, e sidomos të rinjve.
“Nëse politika dhe institucionet nuk i ndihmojnë njerëzit në rend të parë ata që kanë ide, që kanë inovacion për të krijuar vende pune për të krijuar prodhim në vendin tonë, për të zhvilluar industrinë në vendin tonë, ndërrmarrësinë natyrisht se nuk mund të ecet përpara. Kjo është një situatë reale që do impenjim dhe obligim të të gjithë neve. Sepse të gjithë kemi obligim ndaj shtetit, të gjithë kemi paguar sakrifica për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran dhe askush nuk duhet ta çojë në mend për të menduar se liria e Kosovës mund të dështojë për shkak nesh”, tha Veseli.
Veseli më tej tha se Kosova ka pasuri të mrekullueshme që ia ka dhënë Zoti dhe natyra. Ndërsa shprehu shqetësimin se ka shumë të rinj por jo të gatshëm për treg të punës.
Ndërkohë përfaqësuesit e bizneseve në Prizren i thanë Veselit se politika i ka fajet për stagnimin e ekonomisë.
Kryetari i Shoqatës së Zejtarëve në Prizren Sami Dida tha se kanë pritur gjatë për lehtësira në biznese ndërsa siç tha ai pakoja e dytë fiskale duhet të funksionalizohet. Dida tha se këto vonesa në kryerjen e detyrave nga politikanët po i dëmtojnë bizneset.
“Po shohë stagnim kryesor edhe më të madh në sferën e ekonomisë. Nëse e marrim me folë jemi në disa pika , që duhet me u fokusu. Unë gjithsesi besoj dhe është e mundshme që shteti i Kosovës të orientohet në politika për stimulimin e prodhimeve dhe prodhuesve. Në shumtën e rasteve ndoshta nuk është nevoja vetëm me pare të subvencionohen firmat, por të krijohen kushte dhe mundësi . Politika stimuluese për të mbrojtur këta pak prodhues që i kemi. Kemi shumë modele shumë modalitete si munden me u stimulu”, tha Dida.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli është takuar edhe me anëtarë të degës së PDK-së në Prizren dhe Zhur.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?