Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, mori pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të shkollës “Qamil Ilazi” në Kaçanik të vjetër, në të cilën do të ndjekin mësimet rreth 500 nxënës të këtij lokaliteti.
Në fjalën e tij para nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve të shumtë, kryeparlamentari Veseli ditën e sotme e konsideroi të veçantë për Kaçanikun e vjetër, pasi që, siç tha ai, sot po fillohet një shkollë e re, duke u siguruar kështu nxënësve kushte më të mira, për t’i përgatitur ata për sfidat të cilat Kosova i ka para vetes.
“Kosova ka shumë sfida, e më e madhja midis tyre është integrimi i të rinjve në tregun e punës, duke u hapur atyre perspektiva të reja dhe njëkohësisht duke e zhvilluar vendin”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Duke i uruar nxënësit për shkollën e re dhe duke i porositur ata që të mos harrojnë asnjëherë sakrificën e dëshmorëve, Veseli tha se kjo shkollë mban një emër të madh, emrin e njërit prej komandantëve më të suksesshëm dhe luftëtarëve më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qamil Ilazit – Komandant Bardhit.
“Institucionet dhe ne politikanët e kemi obligim t’ju lëmë juve një Kosovë më të mirë, me të cilën ju do të jeni krenarë dhe të cilën ju do të vazhdoni ta ndërtoni e ta mbroni, ashtu siç ishte edhe ideali i dëshmorëve”, theksoi kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...