Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës do të marrë mandat ushtarak.
Ai ka deklaruar se kjo është përgjegjësi e institucioneve të shtetit dhe se në asnjë rast nuk rrezikon marrëdhëniet e Kosovës me miqtë, njofton Klan Kosova.
“Formimi i ushtrisë është përgjegjësi e institucioneve të Kosovës. Shumë shpejt do ta kemi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë ushtarake”.
“Ka pasur vonesa të paarsyeshme në transformimin e FSK-së. Jemi vonuar, por për këtë çështje nuk është asnjëherë vonë. Një ushtri që është më profesionalja në regjion, më pro-perëndimorja nuk mund të na ‘prishë’ as me NATO-n as me SHBA-në”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?