Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se në takimin e radhës janë marrë vesh që përfaqësuesit e grupeve parlamentare do ta marrin rolin e tryezës duke përcaktuar prioritetet.
“Do të caktohen temat dhe në tryezën e ardhshme kushdo që e organizon, do të shkojmë temë për temë. Pra dialogu, asociacioni, ushtria, agjenda evropiane, reforma zgjedhore”, tha Veseli duke falënderuar pjesëmarrësit pas tryezës së sotme të organizuar nga vetë ai, raporton Arbresh.info.
Veseli u shpreh se i vjen keq që në këtë tryezë nuk kishte përfaqësues të VV-së dhe Listës Serbe.
“Na vije keq që s’ishte LVV dhe Lista Serbe. Por ne jemi afër konsensusit. Kosova ka nevojë për konsensus, jemi duke punuar për liberalizimin e vizave që do të ndodh këtë vit. Po ashtu që vendit t’ia japim më shpejt statusin e kandidatit për BE. Po ashtu edhe ushtria do të bëhet më shpejt sesa që e mendojmë”, tha ai./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...