Google ADS

Veseli uron Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryetar i parlamentit të Maqedonisë

14:16 | 28 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryetar i parlamentit të Maqedonisë.

Ai në rrjetin social facebook ka shkruar se shqiptarët e atjeshëm do të vazhdojnë, që me maturinë dhe pjekurinë e tyre politike e qytetare, të luajnë një rol konstruktiv dhe jetik për funksionimin e institucioneve.

Urime të përzemërta z. Talat Xhaferi për zgjedhjen e tij Kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Jam i bindur se shqiptarët e atjeshëm do të vazhdojnë, që me maturinë dhe pjekurinë e tyre politike e qytetare, të luajnë një rol konstruktiv dhe jetik për funksionimin e institucioneve demokratike dhe rrugëtimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme