Veseli uron Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën për triumfin e tyre në Poloni

18:40 | 20 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka uruar Xhudistët e Kosovës për triumfin e tyre në Poloni.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Veseli ka shkruar se Xhudistet e Kosovës po shkëlqejnë edhe në Poloni.

Statusi i plotë:

Xhudistet tona po shkëlqejnë edhe në Poloni! Urime të përzemërta Majlindës për medaljen e artë, Norës për të bronztën, por edhe Distrias për paraqitjen. Suksese Lorianës dhe Akilit në përballjet e nesërme./Arbresh.info

Të ngjashme