Google ADS

Veseli uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

17:06 | 26 Maj 2017
M. A.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit.

Veseli ka thënë se ky muaj është i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.

Postimi i plotë i Veselit:

Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës ua uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ramazani është muaji i vlerave të larta shpirtërore të njeriut, paqes, dashurisë, humanizmit dhe solidaritetit.

Përmes agjërimit dhe besimit te Zoti ne i bëjmë edhe më të fuqishme këto vlera në shoqërinë dhe shtetin tonë të pavarur e sovran. Urime!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme