Veseli uron 11 vjetorin e Pavarësisë, flet për vizat, taksën e Gjykatën Speciale

11:29 | 17 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka shprehur falënderime për miqtë ndërkombëtarë me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Veseli ka thënë gjithashtu se shteti për 11 vite ka pasur sfida por edhe suksese, shkruan arbresh.info.

“Secili prej nesh kemi pasur fëmijëri të vështirë, 11 vjet të shtetit tonë të ri janë të lidhura me sfida e suksese të mëdha. Kur ne festojmë ditëlindjen sipas zakonit rreth nesh sillen miqtë tanë më të mirë që na urojnë, ne jemi shtet i vogël dhe të gjithë bashkë u shprehim mirënjohjen më të thellë për mbështetjen që i dhanë kombin tonë”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se nuk do të lejojnë që e kaluara t’i mban peng.

“Ne e dimë të kaluarën tonë , nuk e harrojmë atë por nuk do të lejojmë që të na mbaj peng, ne synojmë integrimin dhe partneritetin me miqtë tanë e ura komunikimi me ata që nuk na duan ose kanë mendim të gabuar për ne. Ne si vend evropian nuk e meritojmë gabimin, e dimë që kemi të meta dhe gabime por askush nuk mund të na i mohon të arriturat”, ka shtuar ai.

Ndërsa ka përmendur edhe taksën doganore vendosur për Serbinë duke thënë se asnjëherë nuk do të mund të bëhet shkak për rrëzimin e Qeverisë/

“Serbia e ka merituar dhe e meriton taksën për shkak të sjellëve ndaj nesh,  edhe ky vendim si çdo vendim tjetër duhet të jetë institucional e jo personal por me SHBA dhe BE në krahë Kosova është më mirë dhe më sigurt. Kuvendi dhe Qeveria duhet të qëndrojnë mbrapa zotimeve të përbashkëta SHBA-BE në të kundërtën Kosova nuk përfiton. Qeveria e Kosovës nuk do të bie për shkak të taksës apo Serbisë, Qeveria mund të bie vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të saj”, ka thënë ai.

I pari i Kuvendit të Kosovës ka folur gjithashtu edhe për Gjykatën Speciale.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës për 11 vjetorin e Pavarësisë kanë marrë fjalën vetëm kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli./Arbresh.info/

Lexo edhe:  Haradinaj uron 11 vjetorin e Pavarësisë, kujton njohjen reciproke me Serbinë

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme