Pas miratimit të Ligjit të Gjuhëve në Maqedoni vjen edhe urimi nga Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli.
Ai përmes një statusi në Facebook ka uruar gjithë shqiptarët në Maqedoni, shkruan arbresh.info. Veseli në mes të tjerash ka falënderuat edhe kolegët e tij në Kuvendin e Maqedonisë që kanë votuar këtë ligj.
Ky është postimi i plotë i Veselit:
Urimet më të përzemërta për bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime dhe thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishëm në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike./Arbresh.info
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?