Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me Ministri e Kulturës, Rinsië dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizituar Stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri” për të parë nga afër investimet që janë bërë në këtë stadium.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se është nga projektet më të modernizuara.
“Kjo do të vazhdojë në gjithë Kosovën. Do të vazhdojë në Mitrovicë, dhe do të jetë edhe më i bukur sepse është më i madh. Ndërsa stadiumi kombëtar do të filloj në vitin 2019 dhe do të jetë një nga stadiumet më të mira në regjion. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë projektet për stadiume në Prizren, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë e Pejë”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Veseli ka thënë se Kosova ka pretendime të qarta për të marrë pjesë në kampionatin botërore dhe evropian.
“Herën e ardhshme duam të jemi pjesë e kampionatit botëror dhe evropian. Ne kemi talent dhe duam ta tregojmë vetën. Sporti është i rinisë, është kreativiteti më i shëndetshëm dhe promovues si komb. Kemi shumë për të bërë për rininë që të mos ikin. Edhe liberalizimi i vizave do të bëhet dhe rinia duhet të qëndroj në Kosovë”, ka theksuar ai duke uruar për stadiumin me emrin e Fadil Vokrrit.
“Urime ky stadium që e mbanë emrin e njeriut që është emblemë e futbollit kosovarë, Fadil Vokrri. Ai sot nuk është në mesin tonë por e kemi stadiumin që do të mbajë përjetë emrin e tij dhe do të jetë ideal për të rinjtë si të jenë të suksesshëm”, është shprehur ai./Arbresh.info