Google ADS

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

12:04 | 1 Shtator 2019
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se para disa dite e ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, që si institucion shtetëror po i bënë shumë krenarë.

“E përgëzova stafin akademik dhe administrativ të saj për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përgatitjen e policëve të rinj dhe falënderova kadetët që kanë zgjedhur profesionin fisnik të policit”.

“Me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, lufta për sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt”, ka shkruar Veseli në Facebook.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/392753821385106/?t=1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme