Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hoti në 21 vjetorin e zhdukjes së tij.
Veseli për mes një shkrimi në facebook ka thënë se Ukshini ka qenë ndër të paktë intelektualë që kishin besim se populli ynë do t’ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe pati kurajo të ngrinte zërin, kur shumica zgjidhte nënshtrimin.
Veseli tutje thotë se nderimi për Ukshin Hotin të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij.
Postimi i tij i plotë:
Sot është 21 vjetori i zhdukjes së Ukshin Hotit, veprimtarit e mendimtarit të madh të lëvizjes sonë kombëtare. Ukshini ka qenë ndër të paktit intelektualë që kishin besim se populli ynë do t’ia dilte mbanë që të fitonte lirinë dhe që pati kurajo të ngrinte zërin, kur shumica zgjidhte nënshtrimin.
Megjithëse ne nuk dimë për fatin e tij dhe të pagjeturve të tjerë, ne njohim mirë idetë dhe bindjet e tij politike dhe dimë mirë që, edhe fal veprës së tij, ëndërra që Ukshini kishte për një Kosovë të lirë e të pavarur, sot është bërë realitet. Kujtimi e nderimi ynë për të do të jetë i përjetshëm ashtu sikurse do të jetë e pandalshme përpjekja jonë për të kërkuar drejtësi për zhdukjen e tij dhe për të gjitha krimet e tjera të bërë në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...