Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar në Slloveni zyrtarë të lartë të Moldavisë, nga të cilët ka kërkuar që shteti moldav ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Në takim me Roman Botan, udhëheqës i delegacionit moldav në SEECP ku është anëtare edhe Kosova, kryeparlamentari Veseli ka folur për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Moldavisë, duke theksuar se pavarësia e Kosovës ka sjellir paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kryeparlamentari Veseli tha gjatë takimit me zyrtarët moldav se Republika e Kosovës tashmë është njohur nga shumica e vendeve perëndimore dhe është në rrugë të mirë drejt integrimeve euro atlantike./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...