Google ADS

Veseli u bënë thirrje gjithë bashkëkombësve në Mal të Zi : Votoni partitë shqiptare

12:02 | 27 Gusht 2020
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Kadri Veseli u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve në Mal të Zi që të votojnë partitë shqiptare.

Këtë thirrje, Veseli e ka bërë në prag të zgjedhjeve parlamentare në Mal të zi që pritet të mbahen më 30 gusht.

“Forcimi i zëri të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi, është në dobi edhe të vetë këtij shteti fqinj, sepse shqiptarët kudo ku jetojnë e mbajnë të palëkundur orientimin euro-atlantik dhe mbështesin pa kursim forcimin e liberal demokracisë dhe bashkëjetesës në diversitet”, ka shkruar Veseli në Facebook./arbresh.info/

Postimi i plotë:

Me afrimin e datës 30 gusht, ditës së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë që të dalin në votim dhe të votojnë partitë shqiptare. Shqiptarët duhet të kenë besim tek forca e votës si dhe tek proceset demokratike, si rruga e vetme e duhur për të realizuar të drejtat dhe interesat kombëtare. Po ashtu, duke votuar listat shqiptare, ata forcojnë peshën e tyre për të ndikuar vendim-marrjen e këtij shteti, në mënyrë që të përmbushen kërkesat e tyre legjitime.

Bashkëkombësit tanë në Mal të Zi, janë faktor i vyer konstruktiv, gjë që e kanë dëshmuar me përkrahjen e referendumit të pavarësisë, e hyrjes në NATO dhe të gjitha proceseve e reformave demokratizuese të këtij shteti mik. Forcimi i zëri të shqiptarëve në institucionet shtetërore të Malit të Zi, është në dobi edhe të vetë këtij shteti fqinj, sepse shqiptarët kudo ku jetojnë e mbajnë të palëkundur orientimin euro-atlantik dhe mbështesin pa kursim forcimin e liberal demokracisë dhe bashkëjetesës në diversitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme