Google ADS

Veseli: T’u japim grave hapësirën që u takon

13:52 | 5 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Joformal të Grave në Institucionet e Sigurisë, të udhëhequr zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Ganimete Musliu.

Kryetari Veseli dhe përfaqësueset e grave të këtij sektori, diskutuan për pozitën dhe rolin e gruas në institucioneve që prekin segmentin e sigurisë, sfidat dhe problemet me të cilat ato përballen.

 Kryeparlamentari Veseli vlerësoi lart punën dhe angazhimin e grave në secilën pozitë që ato ushtrojnë, duke konfirmuar përkushtimin e tij për të mbështetur avancimin e rolit të tyre në secilin segment institucional dhe shoqëror të vendit.

 Me theks të veçantë, Veseli çmoi përkushtimin e grave që punojnë në sektorin e sigurisë, të cilat, sipas tij, japin mesazhin e fuqishëm se gruaja është e denjë dhe mund të përballojë sfidat në çdo sferë të jetës shoqërore dhe institucionale.

 Duke e falënderuar kryeparlamentarin Veseli për përkushtimin e tij të theksuar në avancimin e pozitës dhe rolit të gruas shoqëri dhe në vendimmarrje në veçanti, drejtuesja e Grupit, njëherësh deputete e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, e njohu atë me angazhimet e këtij grupi në evokimin e të drejtave dhe forcimit të pozitës së grave që punojnë në sektorin e sigurisë në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme