Veseli tregon se çka do të diskutohet në seancën e nesërme

18:56 | 21 Dhjetor 2017
L G

Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, kreu i  Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bëri të ditur se gjatë seancës së nesërme do të diskutohet për kalimin e buxhetit për vitin 2018, raporton “Arbresh.info”.

“Nesër do të kemi adresimin e presidentit të Republikës së Kosovës në ora 13:30. Po ashtu do të kemi një seancë të jashtëzakonshme për kalimin e buxhetit për vitin 2018 në leximin e dytë dhe me këtë pastaj do të shkojmë në pushimin e dimrit”, tha Veseli.

Ndërkohë edhe pse Grupi Parlamentar i LDK-së ka kërkuar interpelancë të kryeministrit Ramush Haradinaj për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Diasporës Dardan Gashi për gjuajtje me armë në ahengun familjar të zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme