Veseli: Tre minuta duhen për t’u dakorduar për Demarkacion (VIDEO)

15:24 | 23 Shkurt 2018
Arbresh.info

Sot gjatë ditës është mbajtur seanca e Kuvendit për ratifikimin e Demarkacionit, seancë kjo e cila u shty për ditën e mërkurë në orën 10.

E gjatë seancës pati edhe debate si nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po ashtu edhe nga kryeparlamentari, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.

Veseli gjatë kësaj seance kërkoi që të votohet demarkacioni sepse nëse nuk votohet kësaj here nuk ka mundësi të sillet në kuvend deri pas 90 ditësh.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar shkurt se qeveria dhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë shumë afër pajtimit.

Madje ai ka pohuar se as një fjalë e plotë nuk është ajo që po i ndanë në qëndrime. “Veç një gjysmë fjale nga ka mbetur për t’u marrë vesh”, ka pohuar Veseli shkurtazi./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme