Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Në këtë takim u diskutua për progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane, për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kryeparlamentari Veseli dhe zonja Mogherini kanë diskutuar edhe për çështjen e marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli ritheksoi qëndrimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Kosovës që sapo të vijë marrëveshja e shënjimit të kufirit nga Qeveria, ajo do të procedohet në seancë.
“Qytetarët e Kosovës janë gjeografikisht, politikisht, kulturalisht pjesë Evropës. Prandaj, ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian si institucione dhe si popull”, tha Veseli.
Kryeparlamentari Veseli dhe Mogherini kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, Veseli i ka dhënë mbështetje dialogut, duke e vlerësuar si interes të qytetarëve të dy shteteve për normalizim të raporteve.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...