Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se ai dhe kryetari i komunës së Kaçanikut kanë mbajtur premtimin e dhënë banorëve të disa lokaliteteve të kësaj komune.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka treguar se sot kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugëve lokale fshatin Semaj në Kaçanik.
Sipas tij, ditëve në vijim do të nisin punimet edhe në rrugët tjera.
“Sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugëve lokale në fshatin Semaj në Kaçanik, ndërsa nesër do të vazhdojnë punimet në rrugët tjera në Doganaj në drejtim të Brezovicës. Ky ishte premtimi që para katër ditësh ua dhamë bashkë me kryetarin e Kaçanikut, Besim Ilazi, banorëve të këtyre lokaliteteve që u ishin dëmtuar rrugët gjatë punimeve të Autostradës “Arbën Xhaferi”. Përveç investimeve infrastrukturore, në këto lokalitete do të ketë edhe investime tjera me qëllim zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Veseli. /Arbresh.info
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...