Veseli: Të punojmë që Serbia as në ëndërr të mos e shoh Kosovën

14:43 | 6 Qershor 2017
Arbresh.info

Lideri i PDK-së Kadri Veseli në Therandë ka ftuar qytetarët e këtij qyteti ta mbështesin PDK-në sepse sipas tij, sot Therandës dhe Kosovës i duhet një fillim i Ri i cili e fuqizon qytetarin ndërmarrësinë, rininë, gruan e pensionistët.

Veseli shtoi se me Fillimin e Ri do të ketë rritje të pagave për sektorin publik.

Kreu i PDK-së shtoi se duhet të punojnë që Serbia as në ëndërr mos ta shoh kthimin në Kosovë.

Veseli ripërsëriti se Kosovën mund ta udhëheq vetëm ai që nuk i ndanë qytetarët por i mbanë të bashkuar.

“Votoni ata që bashkojnë, jo ata që ndajnë, votoni ata që ndërtojnë jo ata që djegun, prandaj votone PDK-në”, theksoi Veseli.

Zëvendëskryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, theksoi se ky takim flet se PDK është partia më e madhe në Therandë dhe se PDK është forca e vetme e ndryshimeve në vend.

Hoxhaj tha se të tjerët nuk ndërtojnë dy kilometra autostradë ndërsa PDK ndërtoi 200 kilometra autostradë.

Ai u kërkoi qytetarëve që t’i besojnë PDK-së sepse vetëm PDK është parti e besimit.

Kosova tha Hoxhaj, do të duket ndryshe dhe ky ndryshim e ka emrin Kadri Veseli.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme