Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka bërë thirrje institucioneve qendrore e lokale që të reagojnë shpejt dhe të ndalojnë mbylljen e shkollave në vendbanimet e brezit kufitar Kosovë-Serbi, në Komunën e Kamenicës.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të ndihmojë e të krijojë stimulime për banorët që të vazhdojnë të jetojnë në pronat e tyre në brezin kufitar, e jo të iu vështirësohet jetesa përmes mbylljes së shkollave.
Veseli ka vizituar objektin e ri të shkollës “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës, nga ku e ka ftuar kryetarin e kësaj komune, Qëndron Kastratin, që të reflektojë për hapjen e kësaj shkolle dhe t’u jepet mundësi nxënësve që të fillojnë mësimin.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë:
“Unë nga kjo shkollë e cila ka një emër simbolik “Hasan Prishtina”, i cili e ka shkrirë pasurinë e vet për të dërguar djemtë e vajzat e Kosovës në shkollat e para shqipe të asaj kohe në normalen e Elbasanit, kisha ftuar edhe kryetarin e Komunës së Kamenicës që mos ta merr si mesazh as të luftës politike, as inati me drejtorin, as me mësuesit, as me Busavatën dhe fshatrat tjera, por të reflektojë, në mënyrë që t’u jepet mundësi kësaj klase, ku do ta kemi klasën e parashkollorëve, të vijnë fëmijët këtu. Le të vijnë nxënësit në Busavatë, tek e fundit, ligji bëhet vetëm për njerëz. Për të mirën e qytetarëve.”, ka thënë Veseli.
Veseli ka bërë thirrje që të kthehen nxënësit sa më parë në bankat e tyre, sepse është e domosdoshme, pasi që shkolla ende është e re.
“Duhet me u kthy nxënësit sa më shpejt këtu. Të gjindet një gjuhë e arsyeshme e komunikimit me prindërit, me fëmijët, me stafin arsimor. Sa më shpejt të i rikthehen normalitetit, është mirë për kryetarin, është mirë për Ministrinë e Arsimit, dhe është e domosdoshme, sepse kjo shkollë vetëm sa është ndërtuar, ende ndihet era e gelqerës.”, ka thënë Veseli.
Veseli ka thënë se çdo ditë po ka provokime nga ana e gjandarmërisë serbe që po futen në brez kufitar, dhe kjo duhet të shërbej si mesazh që fëmijët mos të dekurajohen, por të lejohen të vazhdojnë.
“Sonte jam për një mesazh, këtu në Busavatë, në Kamenicë, në këtë zonë kufitare ku çdo ditë po kemi provokime nga Serbia. Vendet ku janë pika kufitare, të inkurajohen fort prindërit, dhe fëmijët të jetojnë në ato pjesë për arsye se janë interes strategjik i Republikës së Kosovës që të qëndrojnë ata fëmijë, ato familje, pikërisht në vendet e tyre siç është këtu në Busavatë, në Kamenicë dhe gjithë hapësirat që janë kufitare.”, tha ai.
Ndërsa, drejtori i shkollës “Hasan Prishtina”, Abedin Maliqi, ka kërkuar normalizimin e gjendjes në shkollën e Busavatës dhe gjitha shkollave në Kamenicë.
Maliqi me lot në sy tha se edhe pse Ministria e Arsimit ja ka dhënë qelësat e shkollës së re, kryetari i Komunës së Kamenicës ka reaguar duke i dalë kundër.
Ai tha se kur kishte filluar ndërtimi i kësaj shkolle, për të kishte qenë gëzimi më i madh.
“Kërkesa jonë është shumë e thjeshtë. Vetëm normalizimi i gjendjes në shkolla. Siç po e shihni, ne tash kemi shkollën e re, dhe kjo është për çudi, dhe nuk besoj të ketë ndodhë dikund në botë një vendim i tillë ku Ministria e Arsimit investon, për të ndërtuar objektin e shkollës, të cilën me 15 gusht mi kanë dorëzuar qelësat mua, për kundër faktit që Qëndron Kastrati ka reagu pse jam përgjegjës, unë se di kush ka mundur me kanë ma përgjegjës. Në jetën time gëzim më të madh as kur më kanë lindë fëmija nuk kam pasë, se sa atë ditë kur është nisë themeli i kësaj shkolle.”, ka thënë Maliqi.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...