Veseli të hënën në Washington, takime në Shtëpinë e Bardhë, Pentagon dhe Kongres

18:53 | 8 Dhjetor 2018
Arbresh.info
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të qendrojë të hënën në Washington.

Ai do të ketë aty takime me zyrtarë të lartë të shtetit amerikan.

Veseli pritet të ketë takime në Shtepinë e Bardhë, pastaj në Pentagon si dhe në Kongres.

Vizitën e tij në ShBA ai e ka nisur duke qendruar në Ioëa ku ka takuar drejtues të Gardës Kombetare të Iowa-s nga të cilët ka marrë përkrahje për ushtrinë.

Ai do të qëndrojë edhe në New York ku do të këtë takime me komunitetin shqiptar.

Vizita e Veselit në SHBA vjen në një kohë të ndjeshme të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendosjes së taksës prej 100 për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme