Google ADS

Veseli: Të fitojnë më të mirët nga Prizren e gjithandej

11:48 | 19 Nëntor 2017
arbresh.info

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, uron të gjithë qytetarët për ditën e zgjedhjeve lokale në raundin e dytë.

“Thërras që sa më shumë qytetarë të dalin të votojnë për ata që duan të udhëhiqen për katër vitet e ardhshme,” është shprehur Veseli pas votimit.

Ai pret që qytetarët të dinë të votojnë më të mirët.

“Le të fitojnë kryetarët e komunave që nga Prizreni e gjithandej ku kanë mbetur ma të mirët.”

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme