Veseli: Të dalim me rekomandime për zgjidhje afatgjate për ndotjen e ajrit

15:49 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit Kadri veseli në seancën e  jashtëzakonshme të Kuvendit për ndotjen e ajrit ka thënë se e kanë thirrur këtë seancë për kontribuar në zgjidhjen e problemit të ajrit.

“Të jemi pjesë e kyçur në rolin e ambientit jo vetëm si mbikqyrës por edhe me zgjidhje. Të dalim nga kjo seancë me një pako për zgjidhje. Veçantia e kësaj seancë është që të mos jemi vetëm si përfaqësues institucionesh por edhe si prindër të fëmijëve tanë”, ka thënë ai.

Sipas tij gjendja alarmante është edhe në Fush Kosovë e Obiliq.

“Nuk kemi matës të denjë dhe gjendja e ndotjes nuk është vetëm në Prishtinë por edhe në Fushë Kosovë, Obiliq e Mitrovicë. Ndotës të mëdhenj janë faktorët e shumtë si KEK-u, mos kontrollimi i ndërtimeve, papërgjegjësia jonë tek hedhja e mbeturinave, prerja e drunjve, industria tek fabrikat e shumta. Këto vërehen më së shumti në kryeqytet dhe Prishtina është ngulfatur”, ka thënë Veseli.

Sipas tij qarkullimi i tej ngarkuar i automjeteve dhe cilësia e karburanteve e kanë rritur më shumë ndotjen.

“Edhe materialet për ngrohje po ashtu e kanë rritur ndotjen duke bërë që Prishtina është bërë qytet e pabanueshme por as qytetet tjera nuk janë më mirë si Fushë Kosova, Obiliqi e Mitrovica. Ne i kuptojmë përgjegjësitë tona të ndara dhe kjo nuk do të thotë të hedhim fajin vetëm tek një komunë por duhet të gjithë të marrim pjesë në këtë problem. Interesimi i Kuvendit të shihet si rol ndikues në përballjen e ndotjes së ajrit”, ka thënë ai duke shtuar që nga seanca të dalin me rekomandime.

“Masat kozmetike nuk e largojnë problemin. Të dalim nga kjo seancë me rekomandime të veçanta si të krijohet buxhet i veçantë për përkrahjen e bizneseve dhe qytetarëve duke investuar në izolimin e shtëpive që ndotin ajrit, kemi investimin e MCC e po ashtu edhe kërkesa për ndarjen e 30 milion eurove ndihmon shumë, pastaj zgjerimi i kogjenerimit, mbjellja e drunjve, ndihmesa për ngrohjen e qytetarëve me energji alternative”, ka thënë Veseli.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme