Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar dhe koordinuar hapat e mëtejmë në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova para hyrjes në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët.
Kryetari i Kuvendit, Veseli, tha se Institucionet e Kosovës do t’i kryejnë të gjitha obligimet e nevojshme.
Ai tha se Kuvendi i Kosovës do ti përmbushë të gjitha obligimet kushtetuese në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet evropiane, ndërsa po ashtu, ai tha se legjislativi do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të plotë të kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës.
Gjatë takimit, Apostolova e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli për hapat e mëtutjeshëm që i pret Bashkimi Evropian që Kosova ti ndjek që të arrihet në afatin sa më të shpejt heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.
Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së e përgëzoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës për ratifikimit e marrëveshjes për shënimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, duke e konsideruar këtë vendim një arritje të madhe për Kosovën dhe kërkoi që institucionet të fokusohen në forcimin e luftimit të krimit dhe korrupsionit.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra