Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ministrin e jashtëm të Maltës, Karmelo Abela, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Veseli dhe shefi i diplomacisë së Maltës biseduan për raportet e mira që të dyja vendet kanë ndërtuar midis tyre, ndërsa u shtrua nevoja që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej në të gjitha nivelet.
Kreu i Kuvendit të Kosovës e njoftoi Abelan edhe për zhvillimet aktuale në Kosovë, me punën në procesin e integrimit euro-atlantik, përpjekjet për njohje të reja dhe anëtarësim në një varg organizatash ndërkombëtare.
Kryediplomati i Maltës, Karmelo Abela, nga ana e tij, vizitën e tij në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, e konsideroi një mundësi për të kontribuar më shumë në forcimin dhe avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve midis kultivojnë midis tyre.
Abela vlerësoi lart hapat zhvillimorë që ka bërë Kosova në të gjithë fushat, ndërsa shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për ta vazhduar mbështetjen për Kosovën edhe në të ardhmen.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...