Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Grupin Parlamentar të Miqësisë Kuvajt – Kosovë, të kryesuar nga Waleed Altabtabae, deputet i Parlamentit të Kuvajtit dhe Kryetar i Grupit të Miqësisë.
Kryeparlamentari Veseli i njohu mysafirët nga Kuvajti me zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përparimet e saj si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në aspektin e brendshëm.
Veseli falënderoi parlamentarët kuvajtianë për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit të tyre për Kosovën në institucionet kryesore ndërkombëtare, si dhe për lobimin tek shtetet islamike për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kreu i Kuvendit theksoi se Republika e Kosovës dëshiron të thellojë marrëdhëniet me Kuvajtin në të gjitha fushat, në dobi të interesave e të bashkëpunimit reciprok dhe të miqësisë midis dy vendeve dhe popujve.
Deputetët nga Kuvajti shprehën kënaqësinë që gjenden për vizitë në Kosovë dhe për të arriturat e saj në shumë fusha.
Duke shprehur dëshirën dhe gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve e të bashkëpunimit midis dy vendeve, ata theksuan se kjo vizitë është një mundësi e mirë për tu njohur me zhvillimet në të dyja vendet dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet parlamenteve respektive.
Ata konfirmuan mbështetjet e Kuvajtit për Kosovën edhe në të ardhmen.
Kreu i delegacionit të Kuvajtit, Waleed Altabtabae, ftoi kryeparlamentarin Veseli për vizitë zyrtare në Kuvajt, për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve edhe në fusha tjera, me theks të veçantë në ekonomi.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...