Google ADS

Veseli takohet me bashkëatdhetarët në Finlandë

20:07 | 15 Nëntor 2018
A. B.

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë qëndrimit të tij në Finlandë është takuar me bashkëatdhetarët tanë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur falënderimin për kontributin e madh të bashkëatdhetarëve ndaj të shtetit të Kosovës, kryeparlamentari është shprehur i gëzuar për të arriturat e tyre në zhvillimin e bizneseve dhe në zhvillimin akademik.

Ky është postimi i tij i plotë:

Një takim shumë i përzemërt me bashkëatdhetarët tanë në Finlandë.

U gëzova shumë me te arriturat e tyre si në pjesën e zhvillimit të bizneseve por edhe atë akademike.

Mbështetja e vazhdueshme e diasporës nuk do të harrohet asnjëherë. Por, ne nuk duhet më të mendojmë vetëm për paratë e tyre. Kemi nevojë për dijen dhe përvojën e gjatë që kanë.
Prandaj edhe i ftova që të na japin vazhdimisht këshilla dhe të vijnë e të investojnë në Kosovë. Ne do të jemi përherë krah tyre me projekte konkrete.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1127494344092437

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme