Google ADS

Veseli: Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që më strehuan gjatë luftës dhe frymëzuan tani në liri

19:40 | 15 Maj 2017
Arbresh.info

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli ka qëndruar në Skënderaj dhe Drenas ku është takuar me qytetarë të këtyre dy vendeve.

Ai ka thënë se Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që e kanë strehuar gjatë luftës dhe e kanë frymëzyar në liri.

Postimi i plotë:
Mitrovica është vendlindja ime, por Skënderaji dhe Drenasi janë vendet që më kanë strehuar gjatë luftës dhe frymëzuar tani në liri. Kjo zonë është zemra e Kosovës. I thash anëtarësisë së PDK-së në Skënderaj dhe Drenas se në këtë rajon ndihem se qëndroj mbi supe të heronjve të rënë dhe atyre të gjallë të republikës sonë. Fillimi i Ri do të sigurojë edhe një shtysë për vende të reja të punës dhe për investime të reja në Skënderaj dhe Drenas

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme