Në një konferencë për media Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se është i lumtur që shteti i Kosovës po i merr vendimet e veta.
” Pas një vendimi historik të ditës së djeshme edhe sot poashtu morëm vendim të rëndësishëm për Kosovën. Ky vendim ruan partneritetin më ndërkombëtarët. Votimi i sotëm i thotë po procesit të dialogut, po integrimeve ne shkojmë në dialog që Serbia të njeh shtetin e Kosovës, jam shumë i lumtur për këtë vendim që ëhstë marrë në mënyrë legjitime. Sot kemi pasur hapin e parë kualitaiv më një shumicë shqiptare i themi po dialogut që do të ndalë Serbinë. Ne jemi për dialog fqinjësi të mirë dhe integritet dhe jemi për territor të pa coptuar. Ky është një lajm i mirë për Kosovën se ne jemi për të marr vendime dhe e mbrojmë kushtetutën e territorit tonë. Qytetarët duhet të kenë besim në shtetin e tyre të pavarur dhe sovran. Për këtë jemi garant për institucionet e Kosovës”.
Tutje Vesli ka thenë se Kosova është e gatshme që nga sonte të futet në procesin e njohjes si shtet nga Serbia, raporton portali arbresh.info.
“Duam partneritet me ndërkombëtarët dhe duam fqinjësi të mirë, Kosova është e zonja të merr çdo përgjegjësi në këtë drejtim”.
Ndërsa ka shtuar se ka ardhur koha t’i themi stop konflikteve të brendshme.
” Nga sot Kosova është e gatshme ti del përballë Serbisë, ka përfaqësues dhe do të respektojmë kushtetutën e Kosovës. Ne shkojmë më idenë në dialog që Serbia të na njoh si shtet dhe ne të marrim ulëse në OKB”-ka shtuar Veseli.
Ndërsa ka ngritur shqetësim dhe ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të cenoi Serbët e Kosovës.” Ne nuk do ta lejojmë që asnjë qytetarë i Kosovës të kërcënohet. Ne jemi për dialog dhe fqinjësi të mirë por është Serbia ajo që nuk duhet të ngritë dyshime dhe shqetësime se Ushtria e Kosovës është kërcënim për Serbët e Veriut”.
Kujtojmë se më 59 vota për dhe 2 apstenime Kuvendi i Kosovës i tha po sonte rezolutes dhe ekipit negociator në bisedime me Serbinë./arbresh.info./
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/211098623126597/
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...