Veseli: Shqiptarët pas 140 vitesh janë në një pozitë më të mirë

10:51 | 10 Qershor 2018
A. B.

Kuvendi i Kosovës mbajti seancë solemne, me rastin e shënimit të 140-vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Më këtë rast Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli në hapje të seancës solemne nderoi më një minutë heshtje legjendën e futbollit Fadil Vokrri. Veseli shtoj së pas 140 vitesh Shqiptarët gjenden në një  pozitë më të mirë  drejt Evropës.

“ Qershori është muaji i ngjarjeve të mëdha për shqiptarët, sot jemi bashkë se pikërisht në këtë vende para 140 vitesh qëndruan burra të forte të cilët bënë një kthesë.Ishte koha që edhe shqiptaret të zgjoheshin sa më parë sepse rreziqet ishin të mëdha dhe në qendrat e Evropës nuk qëndronte termi për Shqiptarët. Ata patën barrën që t’i mbronin të drejtat dhe kërkesën që të pavarësoheshin dhe të çliroheshin nga okupatorët. Ata burra themeluan platformën e programit për çlirim. Pa lidhjen e Prizrenit nuk do të ishte 28 nëntori i vitit 1912 dhe pa të nuk do të ishte as shkurti i vitit 2008, si dhe rrjedha e shqepëtave do të ishte krejtësisht ndryshe. Sot jetojmë në një epokë më ndryshe, sot kemi siguri dhe liri, shqiptarët janë në anën e duhur në jemi gjeneratat më fate sepse po bëjmë përparime të mëdha dhe po e jetësojmë ëndrrën që të jemi në vendet e Evropës. Për ne mbetet breng situatat në luginën e Preshevës, e ardhmja jonë është në duar tona, jemi krenar që jemi pasardhës të burrave të Lidhjes së Prizreni”, tha Veseli.

E Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para deputetëve dhe mysafirëve në këtë seancë tha se duhet të kujtohen ata burra që punuan që në të gëzojmë këtë liri, por shtoj se Kosova ka ende një çëshje të pa përmbyllur më Serbin. “ Popujt duhet të punojnë gjithnjë për kohëra të vështira, burrat e asaj kohe kishin më ndër vite se mund të ju vijnë ditë e vështira dhe ishin organizuar për të pune për lirin e vendit. Edhe ne duhet të punojmë që të fitojmë të jemi triumfues. E tashmja mjafton për këtë gjendje por kërkohet më shumë për një ditë të madhe. Për ne që përfaqësojmë interesat e popullit duhet të kem vlera të re në rendë dhe ligje në siguri dhe vetëm kësisoj mund ta japim provimin. Asnjëherë nuk do të këtë të atyre që do të mendojmë për fatin e vetë.

Edhe sot i kemi kohërat e vështira sepse kemi një punë ende të pa përmbyllur më Serbin dhe duhet të punojmë që mos të kemi pazare të dëmshme, dhe e vetmja mënyre për me mbyll këtë çështje është pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohja nga ana e Serbëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme