Kadri Veseli, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka shprehur ngushëllime për humbjen e ish-kancelarit gjerman Helmut Kohl.
“Sot u nda nga jeta Helmut Kohl, një nga figurat politike më emblematike të historisë bashkëkohore evropiane i cili ka luajtur një rol vendimtar në bashkimin e Gjermanisë dhe në rimëkëmbjen e Evropës Lindore prej pasojave të komunizmit”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
“Poashtu ai ka qenë një ndër zërat më të fortë kundër shtypjes së popullit tonë prandaj ne i ngelemi përjetë mirënjohës. Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta popullit mik gjerman për humbjen e këtij njeriu të madh”.
Ish-kancelari i Gjermanisë, Helmut Kolh ka ndërruar jetë këtë të premte në moshën 87 vjeçare. Kohl përshkruhet si babai i ribashkimit të Gjermanisë.
Ai e pati lënë politikën në vitin 2002.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë