Veseli shpreh mirënjohjen për fondet e BE-së dhe kërkon asistencë teknike kundër pandemisë

16:28 | 22 Prill 2020
Arbresh.info

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës ka komentuar në llogarinë e tij twitter ndaj njoftimit të Bashkimit Evropian për të mbështetur financiarisht 10 vendet fqinje ku përfshihet edhe Kosova.

Komisioneri për Zgjerimin në Bruksel Oliver Varhelyi ka njoftuar sot për një paketë prej 3 miliardë euro ku 100 milionë janë paraparë për Kosovën.

Në postimin e tij, Veseli shprehet mirënjohës për ndihmën e dhënë në kohën e duhur duke thënë se kjo është një periudhe sfiduese për Kosovën por BE-ja është duke e lehtësuar me ndihmën e saj. Po ashtu ai theksoi se Kosova i duhet edhe asistencë teknike dhe ekspertizë nga BE.

Sipas tij, kjo lloj ndihme është e nevojshme për të luftuar siç duhet pandeminë, për të shkurtuar kohën e pandemisë dhe për ta rihapur ekonominë kosovare./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme