Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është pritur nga mijëra qytetarë të Komunës së Kaçanikut, para të cilëve ka shpalosur platformën qeverisëse “Fillimi i Ri”.
Kreu i PDK-së u bëri thirrje atyre që më 11 qershor të mos e shpërndajnë fuqinë e tyre tek ata që sjellin vetëm stagnim, apo tek të tjerët që nuk e njohin shtetin dhe flamurin e Kosovës, por t’i thonë sërish po PDK-së dhe Fillimit të Ri, ashtu siç kanë bërë për 17 vjet rresht.
“Sot, kur bukur shumë janë çuar disa fantazma të së kaluarës dhe po mendojnë se kanë mundësi ta cenojnë sovranitetin tonë, se kanë mundësi ta cenojnë flamurin tonë të shenjtë kombëtar, se kanë mundësi të cenojnë flamurin e shenjtë të shtetit tonë, Kosovës i duhet një fuqi politike e cila ka vizion për të ardhmen dhe guxim për vendimmarrje. Kosovës i duhet një fuqi e cila u thotë jo kur u duhet thënë jo atyre që nuk e duan Kosovën, ndërsa u thotë po dashamirëve, miqve të lirisë së saj, SHBA-ve dhe partnerëve perëndimorë. Por, që më së shumti i thotë po vetes së saj, sovranitetit dhe zhvillimit ekonomik. Për ta arritur këtë, Fillimit të Ri i duhet një fuqi e madhe, i duhet një fitore në mbi 50 për qind”, theksoi Kadri Veseli.
Kreu i PDK-së tha se Fillimi i Ri krijon perspektivë ekonomike për Kosovën dhe vende të reja puna për qytetarët e saj, e jo patriotizëm banal.
Veseli shtoi se koncepti i Fillimit të Ri nënkupton shtet me zhvillim të fuqishëm ekonomik, me ushtri e polici të fuqishme, me shërbime efikase për qytetarët, me mjekësi e bujqësi të zhvilluar, më përkrahje për gratë dhe pensionistët, si dhe me perspektivë të qartë për të rinjtë.
Veseli tha se Kaçaniku, vendi sinonim i rezistencës sonë kombëtare, në kohërat më të vështira ka ditur t’i thotë jo Serbisë, ndërsa ka ditur t’i thotë po lirisë, çlirimit dhe për 17 vjet rresht, vetëm Partisë Demokratike të Kosovës. Ai shprehu bindjen se më 11 qershor Kaçaniku do t’i thotë me mbi 60 për qind po PDK-së dhe Fillimit të Ri.
“Ashtu siç ia keni zënë grykën armikut, tani hapjani atë Fillimit të Ri, në mënyrë që pas 11 qershorit të hapim epokën e shpresës, perspektivës dhe të zhvillimit ekonomik”, u tha kaçanikasve kryetari i PDK-së, njëherësh bartës, Kadri Veseli.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...