Google ADS

Veseli shkruan edhe në Facebook: Nuk kam ftesë as nuk jam duke shkuar në Hagë

18:34 | 3 Maj 2019
Arbresh Info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkruar edhe në profilin e tij në rrjetin social Facebook duke përgënjeshtruar lajmin se është duke shkuar në Hagë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Ai madje thotë se as nuk ka ftesë për ndonjë intervistë.


 Postimi i Veselit në Facebook:

Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale. Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftë se dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo përkrahë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme