Google ADS

Veseli: Seanca e jashtëzkonshme nuk paska pasur qëllim buxhetin, por uljen e Albin Kurtit në tryezën e Dialogut me Serbinë

10:52 | 15 Mars 2020
L G

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka reaguar pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme për buxhetin mbrëmë.

Veseli pretendon se qëllimi i kësaj seance doli se nuk paska pasur për qëllim miratimin e buxhetit për kërkesat e qytetarëve, por uljen e Albin Kurtit në tryezën e Dialogut me Serbinë.

“Seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, e ftuar nga Kryeministri, doli se nuk paska pasur për qëllim miratimin e buxhetit për kërkesat e qytetarëve, por uljen e Albin Kurtit në tryezën e Dialogut me Serbinë. Jo negociata?! Thirrën seancë të jashtëzakonshme për buxhet, duke abuzuar me shqetësimin e emergjencës qytetare për pandeminë e coronavirusit – tashmë të shpërndarë në disa cepa të vendit tonë, edhe për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie në parandalimin e përhapjes së tij”, ka shkruar Veseli.

Ai, po ashtu tha se dy partitë në pushtet, përjashtuan me dredhi opozitën nga vendimmarrja e një ligji kaq me rëndësi për qytetarët, si ky për buxhetin.

“Tradhtuan qytetarët me premtime, duke mos e përfshirë në buxhet, siç ishte paraparë, rritjen e pagave të sektorit shëndetësor dhe tërë sektorit publik. Dhe, pikërisht në kohën e izolimit e sanksioneve të SHBA-së mbi Shtetin e Kosovës, nuk u morën me problemin fundamental para vetes si sfidë – taksën, por menduan vetëm për vetveten, se si të takohen me përfaqësuesit serbë në Dialog, dhe për këtë nxorën Rezolutë pas mesnatës”, tha Veseli./arbresh.info

Postimi i plotë:

Seanca e jashtëzakonshme për buxhetin, e ftuar nga Kryeministri, doli se nuk paska pasur për qëllim miratimin e buxhetit për kërkesat e qytetarëve, por uljen e Albin Kurtit në tryezën e Dialogut me Serbinë.

Jo negociata?!

Thirrën seancë të jashtëzakonshme për buxhet, duke abuzuar me shqetësimin e emergjencës qytetare për pandeminë e coronavirusit – tashmë të shpërndarë në disa cepa të vendit tonë, edhe për shkak të papërgjegjësisë së kësaj Qeverie në parandalimin e përhapjes së tij.

Përjashtuan me dredhi opozitën nga vendimmarrja e një ligji kaq me rëndësi për qytetarët, si ky për buxhetin.

Tradhtuan qytetarët me premtime, duke mos e përfshirë në buxhet, siç ishte paraparë, rritjen e pagave të sektorit shëndetësor dhe tërë sektorit publik.

Dhe, pikërisht në kohën e izolimit e sanksioneve të SHBA-së mbi Shtetin e Kosovës, nuk u morën me problemin fundamental para vetes si sfidë – taksën, por menduan vetëm për vetveten, se si të takohen me përfaqësuesit serbë në Dialog, dhe për këtë nxorën Rezolutë pas mesnatës.

Kjo flet shumë për rrezikun që i sjell vendit papërgjegjësia dhe arroganca e kësaj Qeverie dhe e këtij Kryeministri, që për asgjë nuk kanë emocion, që askënd nuk e respektojnë dhe asnjë premtim e parim nuk e mbajnë.

Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër janë rrezik nacional.

Por, qytetarët gjithsesi do t’u kundërvihen mashtrimeve të tyre.

Kosova, mbi të gjitha, u takon njerëzve të saj që e duan, punojnë për të dhe nuk lejojnë të dëmtohet.

PDK do të jetë aty ku është interesi dhe nevoja e kombit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme