Veseli: Sa më shpejt të na njoh Serbia, aq më shpejt futet në BE

15:11 | 10 Shkurt 2018
Arbresh.info

Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ka dhënë një intervistë për agjencinë kroate të lajmeve Hina, njofton Klan Kosova.

Veseli në këtë intervistë ka folur për tema të ndryshe, përfshirë edhe marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë.

“Pavarësia e Kosovës është çështje e kryer dhe e panegociueshme”, ka deklaruar Veseli.

“Sa më shpejt që Serbia ta kuptojë këtë, aq më shpejt do t’i bashkohet Unionit Europian”, ka pohuar Veseli për Hinan./Klan Kosova/.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme