Një Kosovë e begatshme, e sigurt dhe me perspektivë ekonomike, është nderimi më i madh për dëshmorët e lirisë. Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në akademinë përkujtimore për dëshmorët Rasim Kiqina dhe Ragib Halilaj.
Gjatë fjalës së tij, kryeparlamentari Veseli tha se Rasim Kiqina e Ragip Halilaj, ishin kudo ku e kërkonte nevoja e luftës çlirimtare, nga beteja në betejë, në
vendbanime e zona të ndryshme.
“Në rrugëtimin e tyre për lirinë, në fund të majit ’99, ata ranë dëshmorë të saj. Ne kurrë nuk do ta harrojmë heroizmin e tyre në shërbim të atdheut. Ata janë pjesë e krenarisë sonë kombëtare. Kështu do të mbetet përgjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetojë liria dhe shteti i Kosovës”, tha kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës sot kanë për obligim të vazhdojnë amanetin e tyre, për ta ruajtur lirinë, për ta zhvilluar shtetin dhe për ta bërë
Kosovën atdhe dinjitoz për të gjithë qytetarët e saj.
“Kjo është rruga nëpër të cilën duhet ecim bashkërisht. Nuk ka rrugë tjetër. Këtë e presin sot qytetarët nga ne. I përjetshëm do të jetë kujtimi për Rasim Kiqinën,
Ragip Halilaj e të gjithë dëshmorët e kombit”, tha kryeparlamentari Veseli.
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...